2010-03-01 11:54:37

Papa i bën thirrje autoriteteve civile të Irakut t’i mbrojnë të krishterët


(01.3.2010 RV)Gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot Benedikti XVI kujtoi të krishterët viktima të dhunës në Irak. Gjatë lutjes, në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan ishte i pranishëm një grup besimtarësh irakianë, të cilët i paraqiten Benediktit XVI dhembjen e tyre për atë çka është duke ndodhur në Irak. Papa shprehi dhimbjen e tij për vrasjen e të krishterëve në qytetin irakian të Mosulit dhe në zona tjera të Vendit të Gjirit Persik. Benedikti XVI i bëri thirrje e bashkësisë ndërkombëtare për të punuar e impenjuar për paqen në tërë Irakun e i autoriteteve civile të Baghdadit u kërkoi t’u japin më shumë siguri pakicave fetare më të lëndueshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.