2010-03-01 16:03:17

Irak: Kisha katolike vendase falënderon Papën


(01.03.2010 RV)“I shprehim mirënjohjen tonë të thellë Benediktit XVI, duke e ditur mirë sa shqetësohet për bashkësitë tona. Shpresojmë që zëri i tij të dëgjohet në mbarë botën, e sidomos, të prekë zemrat e ngurta”.
Mëkëmbësi patriarkal i Bagdadit, imzot Shlemon Varduni, i komenton kështu fjalët e Papës drejtuar të krishterëve dhe mbarë popullit irakian, në Lutjen e djeshme të Engjëllit të Tënzot. “Fjalë të forta e plot shpresë – shprehet imzot Varduni, duke komunikuar me Shërbimin Informativ Fetar – fjalë që jehojnë si thirrje drejtuar të krishterëve për të besuar në drejtësinë e, sidomos, për të mos u larguar nga vendi ku, siç tregojnë ngjarjet në vijim, tani për tani nuk i pret asgjë e mirë”. Benedikti XVI – nënvizon Prelati kalde - u bëri thirrje autoriteteve që t’i lënë mënjanë interesat e pjesëshme e të mbrojnë pakicat më të ligështa fetare. E vërtet, ka ardhur koha të lihet mënjanë çdo interes i posaçëm politik, fetar, kulturor e etnik. Të krishterët duhet të jetojnë në paqe e në siguri në vendin e tyre, si nënshtetas me të drejta të plota.







All the contents on this site are copyrighted ©.