2010-02-26 15:42:08

OKB dhe BE dënojnë thirrjen e Gedafit për xhihad ( luftë të shenjtë) kundër Zvicrës


(26.2.2010 RV)Thirrja e liderit të Libisë, Muammar Gheddafi për xhihad (luftë të shenjtë) kundër Zvicrës është e papranueshme. Kështu deklaroi drejtori i përgjithshëm i OKB-së në Gjenevë, Sergei Ordzhonikidze, duke iu përgjigjur gazetarëve gjatë një konference shtypi.
“Deklarata të tilla nga ana e një kryetari Shteti janë të papranueshme në nivelin e marrëdhënieve ndërkombëtare”, deklaroi numri një i OKB-së në Gjenevë.
“Shpresoj - shtoi Ordzhonikidze - që nëse do të ketë kërcënime, do të jemi në gjendje të parandalojmë sulmet kundër sigurisë së ndërtesave të OKB-së”. Ndërsa zyra e komisionerit për politikë të jashtme në Bruksel tha se kjo thirrje ishte "fatkeqe".







All the contents on this site are copyrighted ©.