Liberi: ndeshje ndërmjet të krishterëve e myslimanëve; digjen kisha e xhami.
(26.02.2010 RV)Marrëdhëniet e të krishterëve me myslimanët në veri të Liberisë,
janë një hap larg luftës civile. Vdekja e një studenteje të krishterë në provincën
e Lofa-s, u përdor si pretekst për shpërthimin e dhunës. Pak ditë më parë, një vajzë,
e quajtur Korpu Kamara, u zhduk pa lënë gjurmë. Dje trupi i saj u gjet, i bërë shoshë
nga plumbat. Pas kësaj ngjarjeje, zemërimi i studentëve u ndez aq, sa t’i kallnin
flakën xhamisë së Koneanit. Myslimanët iu kundërpërgjigjen, duke u vënë zjarrin disa
kishave e një misioni katolik. Policia po përpiqet ta rivendosë kontrollin mbi të
gjithë territorin, por një gazetar vendas, Serinus Çefus, pohon se të krishterët nuk
mund të dalin nga shtëpinë e tyre, sepse mund të vriten menjëherë. Kujtojmë se
në Liberi dy të pestat e popullsisë, që numëron 3, 3 milionë banorë, janë të krishterë;
një e pesta, myslimanë.