2010-02-26 16:02:10

Bernar Kushner të dielën fillon misionin zyrtar në Serbi e në Kosovë


(26.2.2010 RV)Ministri i Jashtëm i Francës, Bernar Kushner, nga e diela deri të martën do të jetë më mision zyrtar në Serbi e në Kosovë.
Kushner në Beograd, do të takohet me Presidentit e Serbisë Tadiq, shefin e diplomacisë Jeremiq dhe zv/kryeministrit Gjeliq .
Vizita zyrtare në Serbi e në Kosovë e Kushnerit ka qëllim të shpreh “impenjimin francez” drejt perspektivës së integrimit Evropian të dy Vendeve dhe për një “përmirësim” të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Kështu njoftoi në Paris zëdhënësi i ministrisë së Jashtme franceze, Bernard Valero.
Në qendër të bisedimeve do të jetë bashkëpunmi rajonal si një nga parakushtet kyçe për vazhdimin e integrimeve evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, pra edhe ia i Serbisë e Kosovës.







All the contents on this site are copyrighted ©.