2010-02-25 15:30:43

Tadiq: Serbia është asnjanëse. Nuk ka ndërmend të hyjë në NATO.


(25.02.2010 RV)Presidenti serb Boris Tadiq e përjashtoi mundësinë e futjes së vendit të tij në NATO, dhe ripohoi se Serbia do të mbetet një vend neutral.
“Kjo qeveri nuk ka ndërmend të organizojë ndonjë referendum për hyrjen e vendit në NATO. Askurrkush nuk ka ndërmend ta ndryshojë rezolutën parlamentare të asnjanësisë ushtarake dhe askurrkush nuk do ta fusë Serbinë në NATO.” deklaroi presidenti Tadiq në një intervistë dhënë gazetës “Vreme”.
Siç dihet marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe NATO-s janë dëmtuar shumë gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.







All the contents on this site are copyrighted ©.