2010-02-25 16:27:56

Sukses i forcave ndërkombëtare në Afganistan. Talebanëve iu merren provinca e Helmandit dhe qyteti i Marxhahit.


(25.02.2010 RV)“Provinca e Helmandit dhe qyteti i Marxhahit iu janë marrë talebanëve”. Kështu deklaruan forcat ndërkombëre në Afganistan që e quajtën këtë një sukses të madh.
Flamuri afgan u valëvit sot në shenjë fitoreje kundër talebanëve në Marxhah, në jug të vendit. Krejt Afganistani i jugut është përfshirë në operacionet luftarake që kanë filluar më 13 shkurt e ku marrin pjesë 15 mijë ushtarë afganë dhe të forcave ndërkombëtare. Burimet zyrtare njoftojnë se gjatë këtyre veprimeve ushtarake afro 100 talebanë janë vrarë dhe 50 janë kapur rob. Gjithashtu janë vrarë tre ushtarë afganë, 13 nga forcat ndërkombëtare dhe 28 civilë, prej të cilëve 13 fëmijë. Pjesa më e madhe e viktimave ndër civilë është shkaktuar nga forcat e NATO-s. Pikërisht për këtë arsye gjenerali Stanli Mekkristal i ka këshilluar forcat e NATO-së në vend që t’i lënë ushtarët afganë të hyjnë të parët nëpër shtëpitë e banorëve për kontroll në mënyrë që të shmangen problemet me popullsinë. Ndërkaq u bë e ditur se Pakistani është dakord t’ia dorëzojë autoriteteve afgane krahun e djathtë të mulla Omarit, Abdul Gani Baradarin arrestuar në fillim të muajit në Pakistan.







All the contents on this site are copyrighted ©.