2010-02-25 13:05:09

Lëkundje tërmeti në Tiranë


(25.2.2010 RV)Një tërmet me magnitudë 4 ballë është ndjerë mëngjesin e sotëm rreth orës 07.20 në qytetin e Tiranës, ka bërë të ditur Instituti Gjeoshkencor i Shqipërisë.
Tërmeti, sipas sizmologut Rrapo Ormeni, ka pasur epiqendrën 12 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit.
Sipas sizmologut Ormeni, tërmeti i mëngjesit të sotëm ka qenë me magnitudë të vogël, ndërsa është shoqëruar me 4 pasgoditje të tjera më të vogla. "Këto lëkundje në këtë zonë janë në dukje të zakonshme, për shkak të lagështisë së tokës në qytetin e Tiranës", është shprehur Ormeni.
Sipas Departamentit të Sizmologjisë pranë Institutit të Gjeoshkencës, lëkundjet nuk kanë shkaktuar dëme material.







All the contents on this site are copyrighted ©.