2010-02-24 15:49:13

Qeveria e Tiranës, fal një pronë “Motrave të Dashurisë” të themeluara nga Nënë Tereza.


(24.2.2010 RV)Qeveria e Shqipërisë miratoi sot në mbledhjen e radhës vendimin për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të një pronë misionit të bamirësisë të Motrave të Nënë Terezës.
Misioni i bamirësisë së motrave rregulltare "Misionareve të Dashurisë” të themeluara nga e Lumja shqiptare Nënë Tereza, Gonxhe Bojaxhiu, është i pranishëm në Shqipëri prej vitit 1991. Misioni i Motrave të Dashurisë e ushtron veprimtarinë e tij në një godinë të ndërtuar mbi një truall që është në pronësi të shtetit.
Për të shmangur zhvendosjen fizike të misionit bamirës të Motrave të Nënë Terezës nga ambientet, të cilat ofrojnë kushte të përshtatshme për zhvillimin e aktivitetit humanitar, vendimi parashikon dhënien në pronësi të tokës shtetërore këtij misioni.







All the contents on this site are copyrighted ©.