2010-02-23 17:05:17

Turqi: arrestohen 49 ushtarakë për tentativë të grusht shtetit.


(23.02.2010 RV)Janë gjithsej 49 ushtarakët turq që u arrestuan dje nga policia me akuzën e bashkëpunimit dhe organizimit të një puçi ushtarak kundër pushtetit të ligjshëm në Turqi. Plani për grushtin e shtetit mendohet se është kurdisur gjatë viteve 2002-2003 dhe kishte si qëllim rrëzimin me dhunë të qeverisë të kryeministrit Tajip Erdogan.
Sipas shtypit turk ndër ta bëjnë pjesë 17 gjeneralë në pension, katër admiralë në shërbim dhe 28 oficerë me grada të ndryshme. Ushtarakët donin që me anë të disa akteve terroriste të krijonin një situatë pasigurie në vend dhe në këtë mënyrë të diskretitonin qeverinë e re islamike të Erdoganit se nuk është e zonja të qeverisë vendin.
Po sot kryeministri i Turqisë Erdogan u bë objekt i një sulmi me këpucë gjatë vizitë së tij në Seviljë, Spanjë. Një shtetas sirian me kombësi kurde e gjuajti me këpucë Erdoganin dhe thirri “Kurdistan” ndërsa ky po dilte nga bashkia e Seviljës ku kishte marrë një çmim dhe po futej në makinë.







All the contents on this site are copyrighted ©.