2010-02-22 16:00:12

Presidenti palestinez në Paris për të ardhmen e shtetit të tij


(22.02.2010 RV)Sot, në Paris, u takuan presidenti palestinez Abu Mazen, ai francez, Nikolas Sarkozì dhe ministri i jashtëm, Bernard Kushner. Një nismë politike franko-spanjolle, e kritikuar nga Izraeli, ka si qëllim njohjen e një shteti palestinez nga ana e Bashkimit Evropian, brenda 18 muajsh.
Ndërkaq, vrasja e kreut të Hamasit në Dubai, muajin e kaluar, hedh dyshime mbi shërbimet sekrete e qeverinë e Izraelit, akuzuar hapur nga policia e vendit. Sot, Bashkimi Evropian shprehu njëzëri dënimin për përdorimin e kartave të kreditit dhe të pasaportave fallco evropiane nga ana e vrasësve të Mahmud Al-Mabhuh. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Abu Mazen, edhe presidenti francez Sarkozì dënoi ashpër këtë praktikë.







All the contents on this site are copyrighted ©.