Katër të krishterë vrarë në Irak brenda tri ditëve.
(18.02.2010 RV)Vazhdon panderprerje masakra e të krishterëve në Mosul, në veri
të Irakut. dje u shënua viktima e katërt në tri ditë. Burimet vendore të policisë,
cituar nga Azianjuz, pohuan gjetjen e trupit të pajetë të Visam Xhorxhit të grirë
nga plumbat. Viktima u gjet në lagjen rezidenciale Vada Al-ajn, e njëjta lagje ku
disa muaj më parë u godit kisha Kaldee. sipas burimeve lokale trupi i viktimës kishte
shumë shenja plumbash. Visam Xhorxh, 20 vjeç po studionte për t’u bërë mësues. Çdo
gjurmë e tija kishte humbur në mëngjesin e ditës kur u vra, ndërsa po shkonte në Madida,
në zonën perëndimore të Mosulit ku po frekuentonte një shkollë formimi për mësues.
Të krishterët e Mosulit thonë: “Kjo është e Premtja jonë e Madhe dhe duket e pafund.
Na kanë braktisur të gjithë dhe duket se qyteti ynë është mësuar me këtë tragjedi.”