2010-02-17 17:33:10

Shpërdorimet mbi të miturit: konferencë shtypi e ipeshkvijve irlandezë


(17.02.2010 RV)Ipeshkvijtë irlandezë përfunduan dje takimin dyditor në Vatikan, për të përballuar, me Papën dhe bashkëpunëtorët e tij, çështjen dramatike të shpërdorimeve seksuale mbi të miturit nga ana e anëtarëve të Kishës irlandeze. Pasdite prelatët mbajtën një konferencë shtypi në sallën Markoni të Radios sonë.
“Filluan Krezhmët, kohë pendese; pendesë që duhet ta bëjmë ne, të parët: kardinali Shon Bredi, primat i Kishës irlandeze, nuk i kurseu kritikat në drejtim të episkopatit të Irlandës. Foli për zemërimin e zhgënjimin e besimtarëve, të cilët ndjehen të tradhtuar nga kleri i vet. Duhet të përgjigjemi për këtë që ndodhi në Irlandë – theksoi me forcë prelati – e më pas shpjegoi një nga temat kryesore, që u diskutuan me Papën:
“The question of…
Viktimat ishin në qendër të vëmendjes në këto ditë takimi”.
Veç kësaj, u përballua edhe një temë tjetër, që i trondit shumë si viktimat, ashtu edhe katolikët irlandezë: përgjegjësia e episkopatit, i cili nuk arriti ta parandalojë atë, që po ndodhte. Nuk ka asnjë dyshim - nënvizoi ipeshkvi Denis Brenan – se Papa, si bari universal i të gjithë katolikëve, ndjeu një dhimbje të thellë e të jashtëzakonshme, kur u njoftua për këto shpërdorime:
“We all know there’s great anger...
E dimë të gjithë se popullsia është tejet e zemëruar, e me të drejtë: nuk ditëm ta ndalojmë, atë që po ndodhte. Tani e kuptojmë dhe e pranojmë përgjegjësinë tonë.
Ipeshkvi Jozef Dafi theksoi edhe se mungesa e unitetit në gjirin e Konferencës ipeshkvnore irlandeze i pengoi përpjekjet për zgjidhjen e krizës, që lindi nga Raporti Mafi:
“Wen we talk about…
Kur flasim për thellimin e unitetit mes nesh, duhet ta konsiderojmë si dalje nga kultura e heshtjes, e sekretit, të mbivlerësuar në të kaluarën. Në se duam të ecim përpara e të dalìm nga kultura e heshtjes, duhet të jemi të gjithë njëmendjeje.
Prandaj - përfundoi kardinali Bredy – e vetmja mënyrë për të rifituar besimin e humbur, është ajo e përvujtërisë, e pranimit të përgjegjësisë sonë.







All the contents on this site are copyrighted ©.