2010-02-17 12:34:12

Papa në audiencën e përgjithshme: Krezhmët, kohë për t'u kthyer në rrugën e Zotit, kundër rrymës


(17.02.2010 RV)Në të Mërkurën e Përhime, Papa bëri thirrje për t’u kthyer në rrugën e Zotit kundër mediokritetit moral, që e karakterizon shpesh jetën tonë. Gjatë audiencës së përgjithshme, mbajtur në Sallën Pali VI në Vatikan, Benedikti XVI theksoi se “të kthehesh në rrugën e Zotit do të thotë t’i ndryshosh drejtimin jetës: por jo me ndonjë ndreqje të vogël, por me një ndryshim të vërtetë 180°. Të kthehesh në rrugën e Zotit do të thotë të shkosh kundër rrymës – sqaroi Ati i Shenjtë – ku “rryma” nënkupton mënyrën e përciptë të jetesës, jo koherente dhe iluzore, që shpesh na tërheq, na dominon e na bën skllevër të së keqes ose gjithsesi, na fut në burgun e mediokritetit moral”.
“Ndërsa me kthimin në rrugën e Hyjit – tha Papa – synohet niveli i lartë i jetës së krishterë, i besohet Ungjillit të gjallë e personal, që është Jezu Krishti. Është Ai qëllimi përfundimtar dhe kuptimi i thellë i kthimit të zemrës, është Ai rruga në të cilën duhet të ecin të gjithë në jetë; duke e lënë veten të shndriten nga drita e tij e të mbështeten nga forca e tij, që na mundëson të bëjmë hapa përpara”.







All the contents on this site are copyrighted ©.