2010-02-17 13:35:53

Padova mbushet me shtegtarë për nderimin e relikeve të Shna'Ndout


(17.02.2010 RV)Bilanc pozitiv në frontin e sigurisë dhe të trafikut në Padovë, dy ditë pas vendosjes së relikeve të Shna’Ndout në elterin e Bazilikës që mban emrin e tij. Ato janë vizituar nga të paktën 50 mijë shtegtarë dhe në disa çaste, radha jashtë kishës ka arritur në gjysëm kilometri. Një lloj “pushtimi paqësor”, që dje i detyroi fretërit e shenjtërores të zgjasin orarin, për ta mbajtur Bazilikën hapur.
“Shohim një fenomen që rritet nga ora në orë – shpjegon një nga krerët e policisë. Parashikojmë rritjen e fluksit të besimtarëve, por gjithçka po funksionon si duhet”.
Kujtojmë se reliket do të nderohen mbi elter deri të shtunën, datë 20 shkurt. Pastaj, ato do të vendosen në Kapelën e saporindërtuar të Arkës.







All the contents on this site are copyrighted ©.