2010-02-16 17:46:16

Presidenti Shqipërisë Topi uron Presidentin Sejdiu në 2-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës


(16.2.2010 RV)Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi shprehu angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të njohjes së mëtejshme ndërkombëtare të Kosovës dhe realizimit të aspiratës euroatlantike të saj gjatë një mesazh urimi, drejtuar Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, me rastin e 2-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
"Kjo ditë e gëzueshme për Kosovën dhe gjithë shqiptarët, më jep rastin të rikonfirmoj vullnetin maksimal për vazhdimësinë dhe forcimin e lidhjeve të forta dhe të qëndrueshme shumëplanëshe, që ekzistojnë midis dy vendeve tona, si dhe t'ju siguroj se Shqipëria do të vazhdojë angazhimin e saj në mbështetje të njohjes së mëtejshme ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe realizimit të aspiratës euroatlantike", thuhet në mesazhin e urimit të publikuar nga zyra e shtypit e Presidencës.
Presidenti Topi vlerëson hapat e shpejtë e të sigurt të Kosovës "në drejtim të konsolidimit të politikave të brendshme, krijimit të një shoqërie të barabartë e multietnike, zbatimit të ligjit e forcimit të shtetit të së drejtës dhe stabilitetit në vend si dhe politikës rajonale dhe evropiane.







All the contents on this site are copyrighted ©.