2010-02-16 15:32:03

Pakistan: Kapet zëvëndësi i Mullah Omarit. Talebanët përgënjeshtrojnë.


(16.02.2010 RV)Burimet ushtarake amerikane dhe gazeta Nju Jork Tajms njoftuan sot se në Karaçi është arrestuar zëvendësi i Mullah Omarit në Pakistan, 42-vjeçari Baradar. Nga ana tjetër islamikët e përgënjeshtruan lajmin. Baradar ka luftuar kundër sovjetikëve në Afganistan në vitet ’80. Më pas në vitin 1996 kur talebanët morën pushtetin në Afganistan, u caktua zëvendësministër i mbrojtjes së Afganistanit. Që nga viti 2007 është anëtar i organizatës terroriste Kueta Shura, grup taleban që vepron në Afganistan duke përdorur si prapavijë pikërisht Kuetën, kryeqytet i provincës së Baluçistanit në Pakistan.







All the contents on this site are copyrighted ©.