2010-02-16 15:32:14

Iran: Ahmadinexhadi thotë se është gati për marrëveshje për uraniumin.


(16.02.2010 RV)Presidenti iranian Ahmadinexhad thotë se është gati për ta kufizuar pasurimin e uraniumit në 20 përqind. Në një kohë kur po afrohet afati i sanksioneve – sot edhe Rusia i pranoi ato – Ahmadinexhadi deklaroi se propozimi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (Aiea) për pezullim të pasurimit të uraniumit në vend në këmbim të marrjes së uraniumit të gatshëm nga jashtë, është ende i vlefshëm, madje edhe nga SHBA, me kusht që të dy gjërat të ndodhin në mënyrë të njëkohëshme. Në planin politik, ministri i jashtëm iranian Motaki – frikës së sekretares së shtetit Hilari Klinton se mos Irani kthehet në një diktaturë ushtarake – iu përgjegj me fjalët se SHBA janë vetë një diktaturë ushtarake.







All the contents on this site are copyrighted ©.