2010-02-14 07:26:42

Ditë Karnevalesh


Kur ti, lexuesja ime, do të shikosh
Si çmenden nëpër rrugë karnevalet,
Oh! Mos harro, të lutem, mos harro
Sa vuajnë varfanjakët nëpër spitalet.

Kur të vallosh, e bukur dhe e lirë,
E të lodrosh përplot me ngjyra veshë,
Kthe kokën pas e, të lutem, mos harro,
Se të vobektëve fati kurrë s’u qeshë.

E kur vetveten ta shikosh në pasqyrë
E dashuria të t’ ndrisi mu në sy.
Kujto, ti vashë, se është vetëm ajo
Që mund ta shpëtojë botën, edhe ty!

Përshtatur në shqip sipas vargjeve të poetit italian, Lorenzo Steketi.







All the contents on this site are copyrighted ©.