2010-02-14 07:20:02

Benedikti XVI në mbledhjen plenare të dikasterit për familjen: fëmijët dëshirojnë të rrethohen nga dashuria e nënës dhe e babait.


(14.02.2010 RV)Përfundoi, të mërkurën e kaluar, mbledhja plenare e Këshillit Papnor për Familjen. Duke i pritur në audiencë pjesëmarrësit në plenare, Papa theksoi se fëmijët dëshirojnë të rrethohen nga dashuria e nënës dhe e babait. Prandaj është e nevojshme të rriten në gjirin e një familjeje të qëndrueshme e të bashkuar.
Në fjalimin e tij, Papa dënoi ashpër shpërdorimin e të miturve nga disa anëtarë të klerit. “Disa anëtarë të Kishës i kanë dhunuar të drejtat e fëmijëve, sjellje kjo që Kisha nuk harron e nuk do të harrojë kurrë ta dënojë ashpër”- pohoi Benedikti XVI.
Dhembshuria dhe mësimi i Jezusit – shtoi Papa, i cili njoftoi se javët e ardhshme do të botojë një Letër baritore, drejtuar besimtarëve irlandezë, pas disa raporteve gjyqësore mbi shpërdorimet e kryera nga njerëzit e Kishës – kanë qenë gjithnjë thirrje e fuqishme për t’i trajtuar fëmijët me respekt të thellë, kujdes e dashuri.







All the contents on this site are copyrighted ©.