2010-02-12 17:18:49

Amerika për sanksione të reja kundër Iranit


(12.2.2010 RV)Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, parashikon se një raund i ri sanksionesh për ta ndëshkuar Iranin lidhur me programin bërthamor të tij mund të jetë i gatshëm për disa javë. Obama tha se bashkësia ndërkombëtare është unike për ‘sjelljen e keqe të Iranit’. Ai tha se refuzimi nga Irani i planit të Kombeve të Bashkuara që uraniumi të pasurohet jashtë vendit, dëshmon se Teherani po e ndjek kursin ‘, i cili do ta çojë kah armatimi’. Komentet e presidentit amerikan Obama u bënë pasi media shtetërore iraniane raportoi se Irani ka filluar procesin e pasurimit të uraniumit në shkallën 20 për qind për përdorim në reaktorin kërkimor mjekësor.







All the contents on this site are copyrighted ©.