2010-02-11 16:44:36

Kardinali Tarçizio Bertone: Kisha nuk mund të bëhet “demokraci”, përndryshe rrezikohet që opinioni të mbisundojë mbi fenë e gjallë.


(11.02.2010 RV)“Kisha nuk mund të bëhet një demokraci ndonëse shumë lëvizje sot kërkojnë “demokratizimin” e saj “për të kaluar nga një Kishë që konsiderohet paternaliste, që ka zdrypur nga lart, tek një Kishë-bashkësi”. Kështu u shpreh sot Kardinali Sekretar i Shtetit Tarçizio Bertone gjatë “lectio magistralis” që mbajti në Fakultetin Teologjik Papnor pranë Universitetit të Vroclavit në Poloni, me rastin e Larimit të tij Honoris Causa. Titull i lectio-s ishte “Demokracia dhe Kisha”.

“Atyre që kërkojnë demokratizimin e Kishës, iu përgjigjet një Kishë që “përbëhet nga diskutimet, marrëveshjet, vendimet e që nga debatet nxjerr atë që mund t’i kërkohet një besimtari. Edhe liturgjia nuk i shpëton këtij procesi, sepse nuk ka nevojë të përkojë me një skemë të ngurtë, por të dalë si “vepër e bashkësisë për të cilën kremtohet”. nënvizoi në fjalën e vet Kardinali Tarçizio Bertone.







All the contents on this site are copyrighted ©.