2010-02-10 18:17:28

Veprimtari të reja të Bashkësisë katolike bizantine të Shën Athanasit, në Romë


(10.02.2010 RV)Bashkësia e Shën Athanasit organizon një program të ri, me temë “Hyrje në leximin e Kodit të së Drejtës Kanonike të Kishave Lindore” (CCEO), që do të mbahet nga Natale Loda, profesor pranë Universitetit Papnor Lateranens.
Leksioni i parë, titulluar “Kodi i së Drejtës Kanonike të Kishave Lindore, do të mbahet të shtunën, më 13 shkurt, në orën 17.30.
Në dy leksionet e tjera do të trajtohen temat “Kodi i së Drejtës Kanonike të Kishave Lindore dhe sakramentet e para të krishtera (teologjia, normat, baritoria), (13 mars); dhe “Kodi i së Drejtës Kanonike të Kishave Lindore: të drejtat e detyrat e shekullarëve (në heparkitë dhe në diasporë), (17 prill).
Si zakonisht, ata që dëshirojnë ta ndjekin veprimtarinë, do të takohen në Via dei Greci 46 – 00187, Romë.







All the contents on this site are copyrighted ©.