2010-02-10 16:57:19

Pakistan: atentat në kufi me Afganistanin, 13 të vdekur


(10.2.2010 RV)Së paku 13 persona, mes të cilëve tetë policë paraushtarak, kanë vdekur sot në Pakistan nga një atentat kamikazë në Khyber Agency, zonë fisnore në kufi me Afganistanin. Kështu njoftojnë mediat në Islamabad.
Sulmi, njoftojnë burimet zyrtare, ka pasur në shënjestër një kolonë në lëvizje të forcave të sigurisë lokale në Wazirdand, vend i provincës Jamrud, duke shkaktuar, mbi 13 të vdekur, dhe plagosjen e tetë policëve.
Atentati ndodhi në rrugën shtetërore Pak-Afghan Shahrah që lidhë Pakistanin me Afganistanin, ndërsa të plagosurit janë bartur në spitalin e Peshawarit.







All the contents on this site are copyrighted ©.