2010-02-10 14:17:44

Berisha: Taske Force për kërkimin e të viktimave të regjimit komunist. Në mikrofonin e RV flet deputetja Mesila Doda


(10.2.2010 RV)RealAudioMP3 Këshilli i Ministrave do të miratojë në mbledhjen e ardhshme ngritjen e një Taske Force për kërkimin e eshtrave të personave që u ekzekutuan nga regjimi komunist.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Kryeministri Berisha informoi mediat mbi këtë vendim të rëndësishëm, ndërsa theksoi se Taske Forca do të merret me kërkimin dhe gjetjen e trupave të burrave dhe grave, intelektualëve dhe punonjësve, qytetarëve të këtij vendi që u ekzekutuan barbarisht nga regjimi i Enver Hoxhës, vetëm sepse besonin te fjala e lirë, te Zoti, tek vendi i tyre, pra në vlera sa hyjnore aq edhe njerëzore".
Kryeministri kërkoi që Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë të përgatisin vendimin që përcakton procedurat e ngritjes së kësaj Taske Force dhe ta sjellin atë në qeveri.
Tre ditë më parë (7 shkurt), në afërsi të komunës Linzë, pranë malit të Dajtit (Tiranë), u zbulua një varr masiv ku u gjetën eshtrat e 19 personave, që mendohet se janë viktima të krimeve të diktaturës komuniste.
Eshtrat u gjetën në sajë të kërkimeve të djalit të njërit prej atyre qindra të dënuarve nga diktatura, të cilëve regjimi komunist u mohoi edhe të drejtën për të pasur një varr. Mbi këtë ngjarja të dëgjojmë pjesë e parë të intervistës sonë me deputeten e Partisë Demokratike, Mesila Doda......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.