2010-02-09 17:55:35

OKB, organizatat joqeveritare dhe Pakistani kanë nevojë për 393 milionë euro.


(09.02.2010 RV)OKB, organizatat joqeveritare dhe Pakistani kanë nevojë për 393 milionë euro për të ushqyer dhe për t’i dhënë asistencë më se një milion civilëve që janë shpërngulur nga luftimet ndërmjet ushtrisë së rregullt pakistanase dhe talebanëve, aleatë të Al-Kaedës, në veriperëndim të Pakistanit. “Kjo shumë do të nevojitet për të mbuluar nevojat humanitare më themelore të të shpërngulurve për gjashtë muajt e ardhshëm.” – deklaroi koordinatori i ndihmave humanitare të OKB-së në Pakistan, Martin Moguanja.







All the contents on this site are copyrighted ©.