2010-02-09 17:55:46

Iran: Paralajmërim i përbashkët i SHBA dhe BE për respektim të drejtave të njeriut.


(09.02.2010 RV)Tani që kanë mbetur vetëm dy ditë nga festimet e fitores së revolucionit islamik, më 11 shkurt, rritet tensioni ndërkombëtar për dhunën dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në Iran. Ndërsa udhëheqësi suprem ajatollah Ali Khamenei deklaroi se “atë ditë populli do t’iu japë një grusht turinjëve armiqve perëndimorë”, pati përsëri arrestime të reja në mesin e përfaqësuesve të gjelbër dhe të atyre të shtypit.
Në një deklaratë të përbashkët të SHBA dhe të BE i kërkohet qeverisë iraniane të mos përfitojë nga përvjetori i revolucionit islamik për t’i dhënë goditjen përfundimtare opozitës dhe të ndyshojë qëndrim në lidhje me të kaluarën duke i kujtuar se “arrestimet dhe gjyqet masive, kërcënimi me vdekje i atyre që dalin në rrugë, presioni ndaj familjarëve të të burgosurve dhe mohimi i vazhdueshëm i shprehjes paqësore të fjalës janë kundër normave të të drejtave të njeriut”.







All the contents on this site are copyrighted ©.