2010-02-09 17:18:41

Francë: Bashkësitë e krishtera i shprehin solidaritetin e vet myslimanëve të Shën Etjenit për sulmin racist.


(09.02.2010 RV)Përfaqësuesit e bashkësive të krishtera të Shën Etjenit i shprehin gjithë solidaritetin e tyre “miqve të dashur të bashkësisë myslimane” që natën e gjashtë shkurtit duke u gdhirë data shtatë, ranë viktimë e një sulmi racist nga disa të panjohur. Mbishkrimi raciste dhe antimyslimane u shfaqën dhe në muret e xhamisë së madhe të Shën Etjenit në ndërtim e sipër. “Ne përfaqësuesit e bashkësive të krishtera – lexohet në letrën që citon agjencia e lajmeve Sir – dëshirojmë të shprehim indinjatën tonë.
Duke besuar se Zoti ka ardhur dhe ka ngulur tendën e vet në mesin e njerëzve, jemi veçanërisht të ndjeshëm për rëndësinë dhe respektin që duhet të ekzistojë për vendet e kultit. Prandaj jemi të hidhëruar për urrejtjen, për stigmatizimin dhe anatemimin e pajustifikueshëm që synojnë vetëm forcimin e klimës së mosbesimit dhe të dyshimit kundrejt tjetrit.
Ju përsërisim bindjen tonë se është e mundur që të jetojmë së bashku nëpërmjet pasurisë qëë përbëjnë dallimet tona”. “Ju urojmë, pra, që sa më shpejt të mund ta inaguroni xhaminë tuaj të madhe.”
Letra mban firmën e ipeshkvit të Shën Etjenit, Imzot Dominik Lëbrun, të ipeshkvit të Algjerisë Imzot Pol Defarzh dhe të përfaqësuesve ortodoksë dhe protestantë.







All the contents on this site are copyrighted ©.