2010-02-08 15:27:23

Shqipëri: zbulohet rastësisht varri masiv me viktima të komunizmit


(08.2.2010 RV)Ndërsa ekskavatori hoqi kovën e pare me dhé ne shtegun e ngushte te nje lugine te rrethuar nga pishat dhe barakat ushtarake ne rreze te malit te Dajtit, mbetjet e para njerëzore u zbuluan ne nje varr te ceket.
Peliçja e te burgosurit tregonte se viktima qe ekzekutuar ne dimër. Nga dhembet dhe kafka dukej se qe ekzekutuar ne moshe te re. U gjet nen nje monopat, ku duhej të kenë kaluar qindra njerëz, përfshirë edhe ata që nuk u kthyen më.

Agroni, një tregtar i vogël që ka njëzet vjet që kërkon eshtrat e të atit të ekzekutuar nga regjimi komunist, e dinte se shumë të tjerë gjenden në nëntokë.

“Skeleti i dyte qe zbuluam ishte dy metra me tutje. E pastaj doli një i trete, që ka shumë gjasa të jetë rivarrosur, sepse kockat që gjetëm qenë të tretura dhe të futura në një qese plastmasi, ku gjendeshin edhe disa sende personale, si proteza e një orë xhepi”, thotë ai bën të ditur gazeta "Shqip". “Pastaj disa që qenë varrosur në një vend”.

Në tetor-nëntorin e vitit 2009, Agroni gërmoi pranë një baze ushtarake të njohur si reparti 313 pranë fshatit Linzë në Dajt, ku zbuloi mbetjet e nëntëmbëdhjetë njerëzve.

Shqipëria është vendi i fundit në Evropën Lindore që nuk i ka hapur ende arkivat e shërbimit sekret të kohës së komunizmit. Për pasojë, të dhëna të sakta mbi tëe burgosurit politik të vrarë nga regjimi nuk janë përpiluar ende.

Shoqatat e ish të burgosurve politike besojnë se 5577 burra dhe 450 gra u ekzekutuan gjatë regjimit komunist nga viti 1946 deri ne vitin 1991. Dy dekada pas rënies së komunizmit, mijëra familjarë të të burgosurve politike të ekzekutuar si Agroni, ende po kërkojnë se ku prehen të afërmit e tyre.

Një debat vijon prej shumë vitesh nëse duhet apo jo të hapen arkivat e shërbimeve sekrete. Ndërkohë, autoritetet shtetërore nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar familjarët e viktimave të gjejnë eshtrat e të ekzekutuarve.

Shume ish të burgosur politikë dhe familjarë të viktimave besojnë se bashkëfajësia e elitës politike dhe intelektuale të ditëve tona dhe ish-udhëheqësisë komuniste do të thotë se vështirë se do të ketë ndonjëherë një proces të pavarur për të hedhur dritë mbi krimet e një prej diktaturave me brutale në botë.







All the contents on this site are copyrighted ©.