2010-02-08 17:25:11

Përpjekje të reja në Haiti për të kapërcyer vështirësitë në shpërndarjen e ndihmave


(08.02.2010 RV)Vazhdojnë përpjekjet në Haiti për të zgjidhur problemet në shpërndarjen e ndihmave ndërkombëtare, për të cilat OKB-ja ka dërguar në ishull, ish-presidentin amerikan Bill Klinton. 20 mijë ushtarët e Uashingtonit do të qëndrojë në vend derisa të jetë e nevojshme, ndërsa Bashkimi Evropian ka vendosur të japë 400 milion euro për rindërtimin e Haitit. Vendet e G7-ës do të anullojnë borxhin e jashtëm e presidenti René Préval i ka bërë thirrje popullsisë të japë prova solidariteti, durimi dhe disipline, për të përballuar ngadalësinë me të cilën po shpërndahen tendat, prodhimet ushqimore e ilaçet.







All the contents on this site are copyrighted ©.