2010-02-08 14:16:27

Papa: më 11 shkurt do të kremtojë Meshën për të sëmurët e mbarë botës


“Më 11 shkurtin e ardhshëm, në festën e Virgjërës Mari të Lurdë e në Ditën Botërore të Sëmurit, herët në mëngjes do të kremtojë Meshën Shenjte me të sëmurët, në Bazilikën e Shën Pjetri” në Vatikan. Kështu njoftoi dje Papa në mbarim të lutjes së Engjëllit të Tënzot.
Benedikti XVI u drejtoi një përshëndetje të përzemërt të gjithë të pranishmëve e duke përshëndetur shtegtarët polakë citoi fjalët e Gjon Palit II duke thënë se: “liturgjia e kësaj së diele e drejton mendjen tonë drejt misterit të thirrjes së shenjtërisë. Krishti, i cili na thërret që bashkë me Të të pranojmë e kryejmë vullnetin e Atit Qiellor, thotë: ‘Të shkojmë më larg e më tej...!’ dhe na inkurajon: ‘Mos keni frikë..!’ Le ta ndjekim Atë me guxim, e prania e tij në jetën tonë të përditshme na shenjtëron”. Në mbarim Papa përshëndeti të gjitha grupet e shtegtarëve të pranishëm dhe u dha bekimin e tij apostolik.







All the contents on this site are copyrighted ©.