2010-02-08 17:24:31

Kardinali Bertone kryeson Meshën me rastin e 10-vjetorit të Lumnimit të Piut IX.


(08.02.2010 RV)Benedikti XVI u shprehu afërsinë e tij shpirtërore besimtarëve, të cilët dje pasdite, të mbledhur në Bazilikën romake të Shën Lorencit jashtë Mureve, morën pjesë në Meshën e kryesuar nga kardinali Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit, për të kujtuar 10-vjetorin e Lumnimit të Piut IX. Gjatë kremtimit, kardinali Bertone u përcolli të pranishmëve përshëndetjet nga ana e Benediktit XVI e, më pas, nënvizoi zellin e madh shpirtëror, që e karakterizoi gjatë gjithë jetës Piun IX, i cili mbeti në kujtesën e besimtarëve si “bari shpirtrash”.
Ajo e Piut IX – Gjon Maria Mastai Ferretit, lindur në Senigalia të Italisë, më 13 maj 1792 - është papnia më e gjatë, pas asaj të Shën Pjetrit. Në timon të Kishës për më se 31 vjet, Papa i lumnuar nga Gjon Pali II në vitin 2000, qe protagonist i ngjarjeve të rëndësishme historike, ndërmjet të cilave, Çështja romake dhe reformat e mëdha të Shtetit papnor.







All the contents on this site are copyrighted ©.