Hapen punimet e Asamblesë së Bashkimit të Konferencave evropiane të kryeeprorëve e
të kryeeproreve.
(08.02.2010 RV)U hap sot Asambleja e 14-të e përgjithshme e Bashkimit të Konferencave
evropiane të kryeeprorëve dhe kryeeproreve të përgjithshme (Ucesm), që do të vijojë
deri më 14 shkurt, në Çestokova të Polonisë. “Jeta rregulltare në Evropë: histori
shpresash, shpresë për historinë”, është tema kryesore e mbledhjes së madhe, në të
cilën marrin pjesë delegatë nga 37 konferenca të jetës rregulltare, anëtarë të Ucesm,
nga 25 vende të Evropës, përfaqësues të 400 mijë rregulltarëve e rregulltareve. Referuesi
kryesor, atë Hosè Kristo Rei Garcias Paredes, klaretinian spanjoll, i ftoi pjesëmarrësit
të reflektojnë për temën e shpresës, parë si mision i jetës rregulltare në rrethanat
e sotme të Evropës, duke u mbështetur tek Bibla e tek teologjia.Në mbledhje janë të
pranishëm përfaqësues të institucioneve të ndryshme kishtare, evropiane e ndërkombëtare,
ndërmjet të cilëve, përfaqësues të Kongregatës për Institutet e jetës së përkushtuar
e Shoqëritë e jetës apostolike (Civcsva), të Këshillit të Konferencavee ipeshkvnore
evropiane (Ccee) e të Komisionit të episkopateve të Bashkësisë evropiane (Comece).