2010-02-05 16:06:57

Nesër në Gjuhadol Mesha e dritës për Atë Ambroz Martinin ofm


(05.2.2010 RV)Dëgjues të nderuar, kujtojmë se nesër paradite në orën 10, françeskanit të madh shqiptar, atë Ambroz Martini, i cili u nda nga kjo jetë më 3 shkurt, do t’i kremtohet funerali në Kishën françeskane të Gjuhadolit në Shkodër.
Më pas, procesioni me trupin pa jetë të atë Ambrozit do të shkojë në varrezat e françeskanëve te Arra e Madhe, ku do të varroset meshtari që ia kushtoi krejt jetën shqiptarëve dhe Shqipërisë. Të dëgjojmë dëshminë e përgjegjësit të bibliotekës “Atë Gjergj Fishta”, njëkohësisht drejtues i botimeve françeskane, atë Viktor Demaj, në mikrofonin tonë…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.