2010-02-05 19:31:09

Më shumë bashkëpunim ndërmjet Francës dhe Gjermanisë.


(05.2.2010 RV)Përforcohet bashkëpunimi ndërmjet Francës e Gjermania, që duan të luajnë një rol udhëheqës. Presidenti francez, Nikolas Sarkozi dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel, prezantuan në Paris "Agjendën 2020" gjermano franceze me 80 projekte të përbashkëta.
Agjenda përfshin projekte, që nga politika energjetike dhe ekonomike deri tek kopshtet dygjuhëshe për fëmijë.
Sarkozi paralajmëroi për samitin e BE së që zhvillon punimet javën e ardhshme propozime të përbashkëta për një strategji evropiane ekonomike. Po ashtu, të dy politikanët ishin të një mendimi se në grindjen për shpërthimin e shpenzimeve për transportuesin ushtarak Airbus A400M duhet të gjendet një zgjidhje e shpejtë. Koncerni evropian i armatimit EADS kërkon nga vendet blerëse pagesa të tjera prej disa miliardësh.







All the contents on this site are copyrighted ©.