2010-02-05 15:32:08

Intervistë me kryetarin e Konferencës Ipeshkvnore të Skocisë


(05.02.2010 RV)Katolikët në Skoci përbëjnë 13% të popullsisë prej 5 milion banorësh. Por bashkësia katolike është vërtet e gjallë dhe e impenjuar në jetën e shoqërisë. Për të kuptuar se ç’lloj bashkëpunimi ka ndërmjet saj dhe bashkësive të tjera të krishtera, pyetëm kryetarin e Konferencës Ipeshkvnore Skoceze, kardinalin Keit Petrik O’Brajën:
“Bashkëpunojmë ngushtë, megjithëse si katolikë na takon shpesh të ndërhyjmë në çështje, për të cilat liderët e tjerë të krishterë nuk mbajnë qëndrim: nganjëherë thuhet se ne jemi zëri i vetëm i krishterë, që ngrihet për tema të mëdha si aborti, projektligji mbi fekondimin njerëzor dhe embrionologjinë, vdekja e asistuar (eutanazia). Ne kemi një qëndrim shumë të qartë për këto çështje e nuk kemi frikë të shprehemi për t’i ofruar vendit një orientim të krishterë, gjë që nganjëherë liderët e tjerë nuk e bëjnë. Përpiqemi t’u japim njerëzve të kuptojnë se ç’mund të ndodhë nëse miratohen ligje të caktuara. U drejtohemi të gjithëve në mënyrë të thjeshtë: për shembull, kundër eutanazisë parrulla jonë është “Mos e vra gjyshen!” e kundër manipulimeve gjenetike folëm për një “Ligj Frankenshtajn”. Jemi impenjuar shumë edhe në frontin e krizës ekonomike e si Kishë Katolike vemë në dispozicion strukturat për shpërndarjen e ndihmave, ushqimit e japim edhe strehë, duke i ftuar politikanët të ndërhyjnë kundër varfërisë, sidomos në qytetet e mëdha. Pastaj mbrojmë martesën dhe familjen, qëndrueshmëria e të cilave kërcënohet çdo ditë. Nëse familja nuk mbahet, shoqëria, vendi në tërësi bien”.







All the contents on this site are copyrighted ©.