(05.2.2010 RV)Ka filluar sot në Munih të Bavarisë konferenca vjetore ndërkombëtare
mbi sigurinë që do të mbyllet këtë të diele e në të cilën marrin pjesë mbi 300 të
ftuar nga afër 50 Vende të ndryshme të botës. Ky tubim që fillon sot, është forumi
kryesor ndërkombëtar për politikën e sigurisë. Në këtë konferencë, në të cilën për
të parën herë merr pjesë edhe Kina, do të diskutohet për ekonominë ndryshimet klimaterike
e sigurimin e burimeve energjetike. Po kështu thuhet se do të trajtohet çarmatimi
bërthamor, programi atomik iranian, lufta në Afganistan dhe roli i ardhshëm i Kinës
në çështjet botërore.