2010-02-04 17:41:05

Kinë-SHBA: Pekini i përgjigjet Obamës dhe zgjeron ofensivën


(04.2.2010 RV)Edhe çështja e ujgurëve hyn në luftën verbale që shpërtheu ndërmjet SHBA-së e Kinës. Ndeshja përfshinë edhe Zvicrën kundër së cilës ka protestuar sot Pekini për vendimin e saj për të pranuar dy të burgosur të etnisë ujgurë që janë ende të burgosur në Guantanamo. Një vendim që mund të “minon marrëdhëniet” ndërmjet Kinës e Zvicrës, tha sot zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Ma Zhaoxu.
E kujtojmë se Kina hodhi poshtë edhe kritikat SHBA-së për politikat e saj tregtare e monetare, element ky që rriti tensionet mes dy vendeve. Presidenti amerikan, Barak Obama, të mërkurën, pati deklaruar se administrata e tij do të jetë më e ashpër me Kinën sa i përket zbatimit të rregullave tregtare. “Qasja që ne po marrim është të jemi më të ashpër rreth forcimit të rregullave ekzistuese, duke ushtruar presion të vazhdueshëm mbi Kinën dhe vendet e tjera që të hapin tregjet e tyre në mënyrë reciproke”, tha presidenti Obama.







All the contents on this site are copyrighted ©.