2010-02-03 18:35:19

Imzot Zef Gashi takohet Papën në mbarim të audiencës së përgjithshme në Vatikan.


(03.22010 RV)Ndër besimtarët e personalitetet kishtare të pranishme në audiencën e përgjithshme me Papën, ishin edhe dy prelatë shqiptar: ipeshkvi i dioqezës së Sapës imzot Lucjan Avgustini e kryeipeshkvi i Tivarit të Malit të Zi, imzot Zef Gashi.
E pikërisht imzot Gashi e vizitoi redaksinë tonë pranë Radio Vatikanit e ne biseduam me të mbi këtë takim të përjavshëm e të përzemërt të Papës me besimtarë, mbi figurën e Shën Dominikut dhe veprimtarinë e rëndësishme ungjillëzuese që bëri në kohën e tij e që vijon ende sot, për çka Papa Racinger foli në katekizmin e sotëm, dhe së fundit me imzot Zef Gashin përkujtuam edhe kryeipeshkvin arbanas të Zarës së Dalmacisë, imzot Ivan Prengja, që vdiq papritmas, më 25 janarin e kaluar. Pra ta dëgjojmë intervistën me imzot Zef Gashin...RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.