2010-02-02 19:20:00

Sudani Jugor. Rritet numri i të uriturve.


(02.02.2010 RV)Numri i nevojtarëve për ushqime në jug të Sudanit është katërfishuar e madje e ka tejkaluar këtë shifër për shkak të luftës por edhe të thatësirës. Kështu pohojnë agjencitë ushqimore të Kombeve të Bashkuara dhe ministria e bujqësisë dhe e pylltarisë e Sudanit jugor. “Numri më i lartë i të uriturve në jug të Sudanit regjistrohet pikërisht pak para fillimit të stinës së shirave, gjë që pastaj pengon edhe shpërndarjen e ushqimeve”. tha koordinatori i Programit Ushqimor Botëror të OKB-së Leo van der Velden. Pikërisht për këtë arsye Programi Ushqimore Botëror ka marrë masat dhe po shpërndan qysh tani 50 mijë tonë ushqime, vaj vegjetal etj.







All the contents on this site are copyrighted ©.