2010-02-02 15:39:34

Profesorët e Romës impenjohen për ambientin, sipas këshillave të Papës


(02.02.2010 RV)170 profesorë të universiteteve të Romës shkruajnë një letër të hapur, ku pohojnë se duan të impenjohen për të dhënë zgjidhje të përshtatshme, secili në fushën e vet, që të harmonizohet më mirë veprimtaria e njeriut me natyrën, sipas mesazhit të Papës Benedikti XVI për Ditën Botërore të Paqes, me temë “Nëse dëshiron të kultivosh paqen, mbroje gjithësinë”. Pedagogët përfaqësojnë fusha të ndryshme kërkimore-shkencore, që nga inxhinjeria tek mjekësia, që nga jurisprudenca tek ekonomia. Ata u përkasin universiteteve papnore, kishtare e shtetërore.







All the contents on this site are copyrighted ©.