Kisha kubane paralajmëron rrezikun e krizës ekonomike
(02.02.2010 RV)Kisha kubane paralajmëron rrezikun e një krize të rëndë ekonomike
në vend. Revista katolike “Palabra nueva” e kryedioqezës së Havanës nënvizon se gjendja
ekonomike është mjaft e ndërlikuar dhe mund të keqësohet me shpejtësi. Por e vetmja
përgjigje e regjimit është ricentralizimi ideologjik, pohimet utopiste dhe reduktimi
i fuqishëm i shpenzimeve, që do të çojnë pa dyshim drejt një krize ekonomiko-shoqërore.
Nuk janë mbajtur premtimet, thekson revista, e cila e krahason gjendjen aktuale me
atë të vitit 1990 e 1994, pas rënies së Bashkimit Sovjetik.