2010-02-02 15:40:59

Iran: Musavi, qëllimet e revolucionit islamik të 1979 nuk u realizuan.


(02.02.2010 RV)“Rrënjët e tiraninë dhe të diktaturës që karakterizuan periudhën e Shahut Reza Pahlevi janë ende të gjalla. Kjo tregon se revolucioni islamik i 1979 nuk i realizoi qëllimet e veta”. Kjo është deklarata që bëri udhëheqësi reformist Mir Hosein Musavi në intervistën dhënë sitit internet “Kaleme.org”. Deklarata e ashpër e Musavit u përhap në internet pikërisht tani, kur Irani po përgatitet të kremtojë përvjetorin e triumfit të revolucionit islamik që do të festohet më 11 shkurtin e ardhshëm. “Të mbysësh mediat, të mbushësh burgjet plot, të vrasësh njerëzit që manifestojnë paqësisht për të drejtat e tyre - të gjitha këto janë shenja se rrënjët e diktaturës dhe të tiranisë së kohës së Shahut kanë mbetur siç kanë qenë”. - përfundoi Musavi.







All the contents on this site are copyrighted ©.