2010-02-02 15:41:35

Iran: Edhe nëntë demonstrues të tjerë do të varen.


(02.02.2010 RV)Në ditët e ardhshme, në Iran, do të varen edhe nëntë demonstrues nga ata që morën pjesë në protestat antiqeveritare që shpërthyen në vend, në muajt e kaluar, pas zgjedhjeve të qershorit. Lajmin e dha Sejed Ebraim Reizi zëvendëskryetari i gjykatës iraniane. “Edhe nëntë persona të tjerë do të varen si pjesëmarrës në përleshjet e fundit sepse që të gjithë kishin si qëllim cënimin e sigurisë në vend” tha Reizi cituar nga agjencia e lajmeve Fars. Më 28 janarin e kaluar u ekzekutuan me varje tre persona, anëtarë të një organizate monarkike dhe si të tillë, sipas drejtësisë iraniane “armiq të Zotit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.