2010-02-02 15:42:02

Ekspozita mbi jezutin Atë Mateo Riçi në Kinë


(02.02.2010 RV)Që nga e shtuna e ardhshme, ekspozita mbi jezutin Mateo Riçi, ungjillëzues i popullit kinez, do të mund të vizitohet në Muzeumin e Kryeqytetit në Pekin. Ajo ka qenë e hapur gjatë muajve të kaluar në Vatikan e tani merr rrugën për në Kinë. Me këtë rast, në kryeqytetin kinez, do të jenë të pranishme edhe kryevepra të Rafaelos, Ticianos, Lorenco Lotos, Federiko Baroçit, si edhe punime arti e kulture të epokës Ming.







All the contents on this site are copyrighted ©.