2010-02-01 16:29:32

Vizita private e Papës Benedikti XVI në ekspozitën e Pallatit Venecia të Romës, me titull “Pushteti dhe hiri. Shenjtorët Pajtorë të Evropës”


(01.02.2010 RV)Vizitë e befasishme për të parë kryeveprat e artit, që dëshmojnë ndikimin e krishterimit në historinë e Evropës. Kjo qe mbrëmë vizita private, e palajmëruar, e Papës Benedikti XVI në Pallatin Venecia të Romës, ku pikërisht dje përfundoi ekspozita me titull “Pushteti dhe hiri. Shenjtorët Pajtorë të Evropës”. Papa mbërriti aty në orën 18 dhe qëndroi për 40 minuta.
Vizituar nga 60 mijë vetë, që nga tetori i kaluar, organizuar nga Komiteti i Shën Florianit në bashkëpunim me Këshillin Papnor të Kulturës, ekspozita përmbante piktura të Leonardo da Vinçit, Ticianos, Karavaxhos, van Dijkut, El Grekos e Mantenjës. Për qëllimin e ekspozitës folëm me organizatorin, don Alesio Xhereti:RealAudioMP3
Është një referim i qartë i rrënjëve të krishtera të qytetërimit evropian, i cili nuk është krijuar përmes koncepteve dhe debateve, por përmes provave historike. Rrënjët e krishtera janë fakt, jo hipotezë mbi të cilën të debatohet. Së dyti, pa dyshim rinovohet lidhja ndërmjet fesë e bukurisë: bukuria i shkon për shtat fesë e feja ka nevojë për bukurinë. Bukuria është forma e ngritur në plotësi, përmes së cilës mund të shprehet prekja e jetës njerëzore nga hiri i Zotit, i cili i le të gjitha gjërat më të mahnitshme e më të shkëlqyeshme, pasi i ka përshkuar e ka banuar në to.
Nga pikëpamja kulturore, ç’përfaqësoi kjo ekspozitë?
Historinë e qytetërimit perëndimor, përmes historisë së shenjtërimit. Pra, kapitujt e ndryshëm të historisë së Kishës, ku nga epoka në epokë, hiri i Zotit ka nxjerrë në pah një tipologji të caktuar shenjtorësh. Duket sikur Zoti ka thirrur të marrin një rol protagonisti në histori, disa shenjtorë të mirëpërcaktuar, të një tipologjie, që u përgjigjej nevojave dhe problemeve tipike të asaj epoke.







All the contents on this site are copyrighted ©.