2010-02-01 17:39:30

Don Gjovani Kokona flet për rolin e veprimtarinë Gjykatës Kishtare në Shqipëri


(01.2.2010 RV)Të premten e kaluar me 29 janar, Papa priti në audiencë në Vatikan, anëtarët e Gjykatës Kishtare ‘Rota Romana’ në fillim të Vitit ri gjyqësor. Mes tjerash me këtë rast, Papa kërkoi të respektohen e vërteta e drejtësia me qartësi e dashuri në proceset për shqyrtimin e vlefshmërisë së martesës. Drejtësia është e “pandashme nga dashuria”, është pjesë e reale dhe e pandashme e saj, shkruan Papa në enciklikën e tij ‘Caritas in veritate’. Pra edhe Kisha ka gjykatën e vet përmes së cilën rregullon jetën dhe veprimtarinë e anëtarëve dhe të besimtarëve.
Të dëgjojmë pjesën e fundit të intervistës sonë me Vikarin e Gjykatës ndërdioqezane të Kishës Katolike në Shqipëri, priftin don Gjovani Kokona mbi:
1) Rolin e gjykatës kishtare në jetën e veprimtarinë e Kishës?
2)Llojet e gjykatave që ekzistojnë brenda Kishës me kompetenca përkatëse për çështje të ndryshme?
3)Cila është fotografia e çështjeve që kanë të bëjnë me kurorën e
martesës që del nga Gjykata Kishtare për çështje të martesës në Shqipëri?
4) Qysh se kur në Shqipëri ekziston kjo Gjykatë kishtare që merret me çështjen e martesës e problemeve përkatëse? Mbi keto e tjera aa çka thote don Gjovani Kokona...RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.