2010-01-30 12:46:09

Studentë jordanezë, palestinezë e izraelitë në një projekt për paqen


Jehona e Javës për lutjen e bashkimit të të krishterëve u ndje në audiencën e përgjithshme të së mërkurës, për shkak të pranisë së 42 studentëve dhe pedagogëve të Institutit ekumenik universitar të Bosejt, me qendër në Zvicër. Takimi me Papën Benedikti XVI ishte për ta çasti kulmor i një vizite studimi në Romë. Studentët vijnë nga kontinente të ndryshme e janë katolikë, ortodoksë e protestantë. Ata janë protagonistët e projektit “Aquabat Eilat – një hap tjetër drejt paqes”. Në të marrin pjesë 90 të rinj jordanezë, palestinezë dhe izraelitë, me fe të krishterë, myslimane dhe hebraike, të cilët përpiqen të jetojnë duke respektuar njëri-tjetrin për të kontribuar në arritjen e paqes në vendet e tyre. Papës i dhuruan një flamur jordanez e një izraelit, një kefiah e një kuadër. Fatkeqësisht, projekti, i financuar në vitin 2006 nga Bashkimi Evropian, është i destinuar të ndërpritet për mungesë fondesh.








All the contents on this site are copyrighted ©.