2010-01-30 12:46:38

Shpallja e pavlefshmërisë së martesave dhe puna e Gjykatës së Kishës në Shqipëri: flet don Gjovani Kokona


Të premten e kaluar, Papa Benedikti XVI përuroi vitin e ri të punës për Gjykatën Kishtare “Rota Romana”. Shpallja e martesave të pavlefshme për t’u bërë qejfin bashkëshortëve nuk është shërbim i mirë për drejtësinë dhe të vërtetën, u tha ai gjykatësve të Kishës.
Ati i Shenjtë vuri në dukje një prirje të theksuar kohët e fundit, për t’i shpallur të pavlefshme martesat e bëra në Kishë, vetëm duke u bazuar në faktin që marrëdhëniet bashkëshortore nuk shkojnë mirë, apo thjesht për t’u mundësuar bashkëshortëve pjesëmarrjen në Eukaristi, duke harruar se martesa është Sakrament i Shenjtë. Drejtësia, theksoi Papa, duhet të shkojë paralel me të vërtetën objektive mbi gjendjen e lidhjes martesore e duhet bërë ç’është e mundur për ta ruajtur atë. Për gjendjen e këtij institucioni të rëndësishëm për shoqërinë në Shqipëri, të dëgjojmë vikarin e Gjykatës ndërdioqezane të Kishës, don Gjovani KokonaRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.