Imzot Tomazi për Haitin: të mendohet për rindërtimin
Kriza humanitare e Haitit ishte në qendër të fjalimit që mbajti Vëzhguesi i përhershëm
i Selisë së Shenjtë në selinë e OKB-së në Gjenevë, kryeipeshkvi Silvano Tomazi, i
cili foli në mbledhjen për vendin karaibik të Këshillit për të drejtat e njeriut. “Ndihmat
ndërkombëtare për Haitin – tha prelati – duhet t’i përgjigjen parimit të susidiaritetit,
në mënyrë që t’i ofrojnë popullit haitian aftësinë për të ndërtuar vendin e për të
marrë përsipër përgjegjësitë politike e shoqërore… Shumë organizata jo qeveritare
katolike – theksoi imzot Tomazi – kanë filluar programe për rindërtimin: Karitasi
Ndërkombëtar, për shembull, ka mbledhur 33 milion dollarë për të financuar projekte
të ndryshme... Kisha Katolike – përfundoi kryeipeshkvi – do të vazhdojë edhe në të
ardhmen, të sigurojë përkrahjen e vet përmes instituteve bamirëse, në mënyrë që t’u
përgjigjet nevojave më urgjente të popullatës”.